Ndërron jetë nga koronavirusi Sekretari i Ministrisë së Mjedisit në Serbi

0
99

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri.

Branislav Blazic, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit. Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e arritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet.

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme./REL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here