Fevziu: Alibeaj nuk ka mbështetje në bazën e partisë, qesharake tentativa për tu dukur sikur zgjedh presidentin

0
227

Blendi Fevziu thotë se Partia Demokratike rrezikon të shkrihet siç ka ndodhur me partitë që rrëzuan komunizmin në vendet e lindjes.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se Alibeajt, i cili sot pretendon se përfaqëson këtë parti, nuk i ka kushtuar shumë vëmendje si figurë politike, sepse nuk e sheh si të rëndësishëm.

Ai deklaroi se PD po shkon drejt çarjes përfundimtare dhe se situata e krizës së opozitës, ka favorizuar dhe ka qenë një bonus i madh për qeverinë e Edi Ramës.

“Si fenomen nuk i kam kushtuar shumë vëmendje (Alibeajt), sepse do të ishte njeri shumë i rëndësishëm ti kushtoja kaq vëmendje. Alibeaj nuk ka mbështetje në bazën e partisë.

PD po shkon drejtë çarjes së plotë. Një pjesë e madhe dhe një më e vogël. Sa e vogël është njëra pjesë nuk di ta them, mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare.
Do të kemi një palë zgjedhje, nëse do të hyjnë PD dhe Shtëpia e Lirisë, do të përsëritet ajo që ndodhi në 6 mars.

Pra në fund kemi një bonus për Edi Ramën dhe mazhorancën. Besoj se Alibeaj mendon që mund të mbijetojë përmes kontestimit të Berishës.

Unë gjykoj që edhe Berisha dhe pjesa triumfuese që fituan zgjedhjet e 6 mars, morën edhe ligjërisht partine, duhet të bënin perpjekje më të mëdha që një pjesë e grupit parlamentar të afrohej. Mënyra si u përqas afrimi ka qenë i gabuar. Grupi i Rithemelimit vijoi axhendën dhe tha po të doni na u bashkoni, po të doni ikni, ne kemi bazën. Por, kanë lënë jashtë një grup të madh parlamentar. Rrezikon që Rama të ketë për herë të tretë 2/3 ose 3/5 në parlament. Nëse do të lësh rrugëve 20 deputetë, jo të gjithë do të shkojnë te Alibeaj.

Qesharake nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por tentative për tu dukur sikur zgjedh presidentin.

Partia Demokratike është partia e vetme që qëndroi në lindje, të gjitha u shkrinë ose riformatuan. PD qëndroi falë vullnetit dhe karizmës së Berishës. Nëse Berisha do të tërhiqej nga drejtimi i PD, a ka më fuqi kjo parti të rigrupohet? Është e pamundur.

Aurel Plasari tha që PD, duhet të rithemelohet. Nëse nuk rithemelohet, do të kthehet në një parti që nuk ka raporte me pushtetin dhe duhet ta mbyllë dyqanin. PD është në një raport shumë delikat. Jemi në një risk të madh të shkërmoqjes së partisë.

Nëse nuk rithemelohet PD, do të shkrihet. Është parti që duhet të dalë përtej këtyre të grupit të Rithemelimit të Berishës. Një pjesë njihen prej 20-30 vitesh”, tha Fevziu në TPZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here