Shkencëtarja shqiptare në SHBA, letër popullit shqiptar: Distancohuni!!

0
97

Nga Donjeta Gjuka.

Populli im i dashur,
Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjiegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi që kultura jonë është më sociale):

1) Për masa mbrojtëse ndaj vetit dhe të tjerëve, ju lutem për momentin evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpijat tuaja, jo në grumbuj të mëdhenjë meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.

Simptomat e para po shihen mesatarisht pasë 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurfarë simptoma (e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit ku ka raste pozitive për koronavirus) është i nevojshëm tani.

2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.

4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohe ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperatures dhe lagështisë). Prandaj kujdes cfare prekni dhe lani duart pasi që keni kontakt me gjëra qe prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe prekim me duar.

5) Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.

6)Të moshuarve ju sygjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni largë të tjerëve (së paku 2 metra).

7) Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijeve janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejtë dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.

8) Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.

Këto të gjitha janë përmasa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdhaja në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë përmasat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here