Vorë/ Arrestohet pronari i parcelës me drogë, i sekuestrohen 20kg kanabis

0
156

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kuçi”. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Gjenden dhe Sekuestrohen 20 kg si dhe Asgjësohen 42 bimë “Cannabis Sattiva”. Sot u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Egli Duka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

 Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në një parcelë me 42 bimë të dyshuara cannabis sattiva të cilat më pas u asgjesuan me anë të diegies. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt kanabis sativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency