Eksploziv biznesit, arrestohet autori

0
146

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017.

Një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv biznesin e një shtetasi tjetër.

Pas një pune me metoda speciale të hetimit bëhet e mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes.

Është ndaluar autori i dyshuar: Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë.

Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N..

Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe” Mbajta pa leje e lëndëve plasëse” parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here