Taulant Xhaka mezi e pret ballafaqimin me Granit Xhakën në Ligën e Kampionëve.
Taulanti, ka shkruar në Facebook për duelin me vëllaun e tij, në sfidën Basel-Arsenal.
“Miq të dashur. Së shpejti dueli tjetër kundër vëllait tim. Basel-Arsenal”, shkroi Taulanti, përcjellë “Lajmi.net”.
Pos në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Taulanti dhe Graniti kishin luajtur kundër njëri-tjetrit edhe në elitën e futbollit zviceran, në takimin Grasshoppers-Basel.