“Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi”, Paralajmërim nga Tritan Kalo: Nuk do të jetë e largët dita…

0
118

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here