Dita e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, Meta: Na frymëzon për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit

0
132

Nga Ilir Meta

Në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare nderojmë sot me respekt dhe përulje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Nderojmë gjithashtu dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve, të të mbijetuarve në kampet e vdekjes, si dhe të familjeve të persekutuara dhe të internuara padrejtësisht, simbole të përhershme rezistence dhe qëndrese ndaj së keqes.

Kjo ditë kujtese, homazhi por edhe aktualiteti që na thërret për Lirinë, të frymëzojë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, në mbrojtje të demokracisë, lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here