Shënohet viktima më e re, i shëndetshëm, as duhanpirës…

0
111

Emanuele Renzi, 34 vjeç, ish student student inxhinierie dhe pastaj punonjës në një call center, i transferuar në Romë që ne kohen e universitetit, baba i nje femije 6 vjeçar, është viktima më e re e 53 viktimave të regjistruara deri tani në krahinen e Lazio-s nga Covid-19.

I punësuar në një shoqëri private që punon për Postat Italiane, Emanuele vdiq në natën midis të shtunës dhe së djeles në Poliklinikën e Tor Vergata, pasi rezultoi pozitiv me coronavirus.

Fatale qe kriza e frymarrjes që u shtua gjate shtrimit në repartin e terapise intensive që kishte lidhje me një rëndim të situates klinike.

Ishte Angelo Lupi, kryetari i bashkise se Cave, ku banojne prindërit e tij që dha lajmin zyrtar gjate paradites.

Babai i tij Guglielmo Renzi është shprehur se djali i tij nuk vuante nga asnjë sëmundje  dhe nuk kishte qënë kurrë duhanpirës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here