Hapen çadrat për të sëmurët tek urgjenca qendrore në QSUT, ky do të jetë funksioni i tyre

0
91

Në urgjencën qendrore në QSUT janë hapur çadrat për triazhimin e të sëmurëve të mundshëm që mund të paraqiten me simptoma.

Këto çadra do të kenë krysisht si qëllim ruajten e shëndetit të personelit mjekësor, por edhe analizimin paraprak të personave që mund të paraqiten.

Abc News, raportoi se këto çadra janë vendosur për të shmangur zinxhirin e transmetimit.

Në kto çadra do të futen fillimisht individë të ndryshëm që mund të sillen nga ambulancat apo nga familjarë të tyre.  Ajo që gazetarja e Abc News ka vënë re gjatë ditës së sotme është se pacientët e sjellë me autoambulanca nuk janë lejuar që të kenë familjarë apo të afërm të tyre me vete.

Sa i përket stafit mjekësor që do të punojë në çadra, raportohet se si fillim plani është që do të punojë stafi mjekësor i urgjencës kombëtare, por nëse më tej do të ketë fluks, atëherë do të kërkesë për shtim të personelit.

Çadrat janë vendosur, por nuk janë ende funksionale. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here