E rëndë/ Ndërron jetë tek infektivi një 43 vjeçar, viktima e katërt nga koronavirusi…

0
119

Shenohet vitkima e katert ne vend nga koronavirusi. Lajmin e ka bere me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar sot ne ne Infektiv ka nderruar jete paceinti 43 vjecar, i prekur me Covid-19. 

Sipas ministrise se Shendetesise, pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

“43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”- njofton ministria.

 

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here