E pyesin se pse i mban lekët ashtu në makinë, zonjusha nga Tirana të habit me çfarë thotë

0
1176

Menduat se radha për kolaudimin e makinës është problemi më i madh? Epo gaboheni sepse në fakt është thjesht një nga problemet e shumta ku kryeson mitdhënia.

Pranë JOQ, sot ka shkruar vetë një qytetare në Tiranë teksa ka dërguar edhe një foto të makinës së saj, ku sigurisht ajo çfarë bie në sy janë lekët.

Vajza ka treguar se makinën tashmë do ia japë dikujt tjetër për ta çuar në kolaudim bashkë me paratë. E nëse e pyesim se pse vepron kështu ajo thotë: Po e kam makinën në gjendje shumë të keqe e po nuk u dhashë lekë nuk ma bëjnë kolaudimin.

Pra me pak fjalë ajo çfarë ka thënë Rama në lidhje me makina të këtij lloji bie krejtësisht poshtë përpara shumave me lekë.

A po bëjnë krim të dyja palët? Patjetër por, ç’të bësh aty ku shteti është i babëzitur, qytetarët duhet ta “ushqejnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here