Thirrja e fortë e mjekut italian në Bergamo: Ky virus është i ndryshëm, vret! Është e dhimbshme të shohësh…

0
122

Klithma e dhimbshme e mjekut italian Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri”, ngrihet me zë të lartë. Ai ndodhet në Bergamo, epiqendra e epidemisë së koronavirus që po teston ashpër Italinë dhe pjesën më të madhe të botës.

“Në mesin e shumë koronaviruseve me të cilët përballemi, kjo ka ndryshuar shpejt. Ne luftojmë të gjejmë një përgjigje imune, ne luftojmë për të kuruar”, tha Remuzzi, i cili ditët e fundit ka humbur kolegë, miq dhe nuk mund të gjejë paqe.

Gjithashtu sepse maja e infeksioneve është ende larg dhe virusi është i fortë, shumë i fortë. “Ky virus është i ndryshëm, ky vret” shpjegoi ai për Tgcom24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here