Koronavirusi largon turistët/ Majmunët e uritur përleshen për ushqim….(Video)

0
138

Tajlanda një ndër vendet më të vizituara në botë, është boshatisur nga turistët si rrallë herë më parë dhe ka pritur sëfundmi disa “turistë” jo të zakonshëm.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku shihet se qindra mjamunë të egër kanë mbushur qytetet tajlandeze, dhe të gjithë së bashku kanë luftuar për një banane, ushqimi i tyre më i preferuar.

Këtë herë me rrugët bosh të qyteteve kanë qenë majmunët ata që kanë tërhequr vëmendjen me luftën e tyre për një banane, pasi kur kishte turistë ishin këta të fundit që ushqenin majmunët.

Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja duken pamjet e frikshme në qytetin e Lopburit, ku majmunët janë në luftë për mbijetesë, dhe sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim.

“Dukeshin më shumë si qen të egër sesa majmunë. U bënë si të çmendur për një copë ushqim, duhet të kenë qenë shumë, shumë të uritur.- tha një qytetar që regjistroi videon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here