Koronavirusi/ Greqia shtrëngon masat kundër përhapjes, nga 190 të prekur, 5 në gjendje të rëndë

0
140

Eshte renduar edhe numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, 190 deri tani, ndërkohë që raportohet se 5 persona janë në gjendje të rëndë. Mediat greke raportojnë se pritet rezultati edhe për persona të tjerë.

Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.

Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here