Akuzoheshin për korrupsion, Gjykata në Egjipt fal djemtë e ish- Presidentit Mubarak

0
130

Djemtë e ish-presidentit egjiptian, Hosny Mubarak, u çliruan sot nga akuzat për korrupsion, njoftuan burimet ligjore.

Çështja, në lidhje me manipulimin e tregut të aksioneve, filloi në vitin 2012, një vit pasi një kryengritje në vend detyroi ish-presidentin të tërhiqej pas gati 30 vitesh në pushtet.

Gjykata Penale e Kajros çliroi sot nga akuzat Alaa dhe Jamal Mubarak.

Gjithashtu shtatë bashkëpuntorë të tjerë u shpallën të pafajshëm në manipulimin e aksioneve të një banke lokale për fitime të paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here