Replika në faqet online/ Prishja e ndërtimeve në kryeqytet,  Rama e Basha përplasen për përgjegjësitë

0
114

Florenc Drizari

ramaa-bashaaKryeministri: S’ndalet më operacioni i shkuljes së çibanëve që vitet  e fundit u shumëfishuan trotuareve të Tiranës së mbetur pa kokë

Kryebashkiaku:  Vajmedeti e han turpin me buke. Fukarejve qe  i rropi 11 vjet si kryetar bashkie tani jua prish “cibanet” qe vete i lejoi

Prishjet e disa ndërtimeve (lokale) në kryqytet nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK, bëhen sërish objekt replikash dhe debatesh mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Fillimisht kreu i qeverisë me anë të një komenti në rrjetin social “Tëitter”, tha se “s’ndalet më operacioni i shkuljes së çibanëve që vitet e fundit u shumëfishuan trotuareve të Tiranës së mbetur pa kokëe”. Kjo deklaratë e tij u pasua nga një tjetër koment ku shpreh angazhimin për të prishur ato ndërtime që kanë zënë hapsirat publike. “Tolerancë zero ndaj zaptuesve të rrugëve që kanë bërë çkane dashur falë inekzistences korruptive të pushtetit vendor”,-ka shkruar Rama një ditë më parë. Pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili e akuzoi Ramën se gjatë njëmbëdhjetë viteve që ishte në krye të Tiranës, i lejoi me dorën e tij ato ndërtime që sot i quan “cibanet”. “Vajmedeti e han turpin me bukë. Fukarejve që i rropi 11 vjet si kryetar bashkie tani jua prish “cibanet” që vetë i lejoi. Por bekon pallatet dhe sarajet e Kokëdhimeve të pushtetit që lartësohen çdo ditë kundër ligjit. Llogjet për popullin, punët për vete!”, – ka shkruar ne “Facebook”, kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryetari i opozitës.

 

Për sheshin “Nënë Tereza”

Rikonstruksioni i sheshit “Nënë Tereza”, me rastin e vizitës së Papa Françeskut, u bë sërish objekt debati mes Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Basha. Të premten e shkuar me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama ironizoi punën e Bashkisë së Tiranës, duke rekomanduar lyerjen e shtyllave pranë bulevardit të kryeqytetit, ndërsa nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u është kundërpërgjigj akuzave, duke shtuar se për 11 vite Rama e la kryeqytetin në pikë të hallit.

“T’ia thotë dikush Bashkisë të lyejë shtyllat e bulevardit se boll u krenuan me punët e të tjerëve për vizitën e madhe”, – shkruan Rama. Ndërsa një ditë më parë, gjatë inspektimit të punimeve në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, theksoi se institucioni që ai drejton po bën punët që të tjetër nuk i kanë bërë. Më anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë me dije se tani që nis lyerja e shtyllave, Kryeministri Edi Rama fillon e bërtet.

“Bashkia rregullon sheshin “Nënë Tereza”, Vajmedeti që e la në pikë të hallit për 11 vjet del e bën selfie. Bashkia financon altarin, Vajmedeti që refuzoi ta financonte poston fotot e projektit. Tani që Bashkia nis lyerjen e shtyllave, del Vajmedeti dhe bërtet: të lyhen shtyllat! Çfarë mjerimi…”, – thuhet në mesazhin e Bashës. Pas ftesës që kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri Kryeministrit Rama pak ditë më parë, për të debatuar publikisht lidhur me bllokimin e projekteve të Bashkisë së Tiranë dhe “refuzimit” që kreu i qeverisë i bëri kësaj ftese, dy liderët shpesh herë kanë replikuar në faqet e tyre sociale në internet për çështje të ndryshme.

 

INUK për lirimin e hapësirave publike

Dy ditw mw parw aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me largimin e tregut të fruta-perimeve në rrugën “Hoxha Tahsin” në kryeqytet. Rreth 30 tregtarë, që prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg, kanë vepruar në mënyrë vullnetare për lirimin e territorit, duke çmontuar strukturat e ngritura për tregtimin e fruta-perimeve. INUK thotë se ky treg, i vendosur në mes të kryqëzimit të rrugëve, është jashtë standardeve dhe normave higjieno-sanitare. Ndërkohë, përgjatë të gjithë rrugës, inspektorët kanë ndërhyrë për largimin e rreth 60 objekteve të tjera të kundraligjshme, që kishin zaptuar hapësirat publike. Paralelisht me këtë, një tjetër aksion ka pasur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku do të ndërhyhet në rreth 40 objekte. INUK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kaosin e krijuar me qarkullimin e automjeteve në këto zona, ndërsa paralajmëron se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike.

 

Juncker letër Bashës/ Pres të punojmë së bashku në një të ardhme të afërt

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i ka dërguar një letë falenderimi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në letrën veç të tjerave Juncker thekson se do të bashkëpunojë në një të ardhme të afërt. “Ndihemi i nderuar për këtë zgjedhje nga Parlamenti Europian dhe për përgjegjësinë që mbart mbi vete. Ekipi im dhe unë po presim të bunojmë së bashku me ju në një të ardhme të afërt”, thuhet në letrën e falenderimit dërguar Bashës. Mw herwt nw pranverwn e kwtij viti, Partitë Popullore Europiane kanë zgjedhur si kandidat për postin e presidentit të Komisionit Euriopian, Jean Claude Junker, detyrë që aktualisht mbahet nga Emanuel Barroso. Gjatë votimit të zhvilluar në Kongresin e PPE, në Dublin, ka marrw pjesw edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, Jean Cloude Junker fitoi me 245 vota, nga 382 votues në tërësi, përballë kandidatit Michel Barnier. Kandidati i të djathtëve europianë pati përballë kandidatin e mbështetur nga të majtët, Martin Shultz. Kryetari i opozitës gjatë vizitës së tij në Kongresin e Partive Popullore Europiane, është takuar dhe me kandidatin për postin e presidentit të Komisionit Europian, të cilit i ka kukuar mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Basha, pasi ka uruar Jean-Claude Junker për zgjedhjen si kandidat të PPE për president të Komisionit Europian, ka marrë mbështetjen e tij për integrimin europian të Shqipërisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency