Alarmante/ Denoncohet për korrupsion Autoriteti i Aviacionit Civil! Rrezikon jetën e pasagjerëve!

0
142

Ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin social facebook ka publikuar mesazhin e denoncuesit digjital.

Statusi:

Denoncohet per korrupsion dhe rrezikim te jetes se pasagjereve Autoriteti i Aviacionit Civil!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha.

Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes i administrates se aeroportit Nene Tereza Rinas.

Po ju shkruaj ne anonimat(emri qe eshte ketu nuk eshte emri im i vertete) sepse drejtohemi nga nje shtet mafioz dhe eshte teper e rrezikshme te thuash te verteten sado e dhimbshme te jete ajo.

Ju jam drejtuar juve z. Berisha sepse te besh nje denoncim te tille te autoritetet perkatese eshte shume e rrezikshme.

Arsyet qe me shtyne te ju shkruaj jane:

1. Autoriteti i Aviacionit Civil eshte kthyer ne Agjensi te paaftesh dhe te korruptuarish te punesuar nga partia ne pushtet.

Kjo Agjensi eshte kthyer ne sherbim te Kompanise ajrore Albawings e lidhur me pushtetin me fije te padukshme. Drejtuesit e AAC jane paguar rregullisht nen dore nga kompania ajrore ne fjale per te arritur qellimet e veta ne kurriz te sigurise se udhetareve. Situata eshte serioze deri ne ate mase sa te vihet ne rrezik jeta e njerezve qe udhetojne me kete kompani, sepse AAC ka mbyllur vazhdimisht njerin sy dhe ka lejuar qe te shkelen hapur rregullat e aviacionit civil.

2. Pronaret e kompanise (jo fasada por te vertetet) kane nje te shkuar te erret dhe te mbushur me vepra penale.

3. Drejtuesit e administrates se aeroportit dhe te sigurise se tij jane vene ne sherbim te kompanise Albawings sepse disa prej tyre paguhen nen dore nga kjo e fundit. Keta drejtues te korruptuar hapin probleme nga me te ndryshmet ndaj operatoreve te tjere dhe nga anen tjeter suportojne kompanine ne fjale me te padrejte duke thyer cdo rregull te konkurences se ndershme.

Respekte

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here