“Ligji anti-shpifje, cënim i lirisë së medias”/ Abilekaj: OSBE dhe KE po lajnë gojën, ultimatum Ramës para 19 dhjetorit!

0
139

Dazetari dhe analisti Enton Abilekaj e ka cilësuar si cënim të lirisë së medias dhe fjalës së lirë projektligjin e qeverisë, i quajtur “ligji anti-shpifje”.

“Janë deklarata sa për të larë gojën. Vetëm po lajnë gojën e po tallen me një vend shumë të varfër. Ata duhet ta venë Shqipërinë përballë përgjegjësisë. Nuk mund të jemi vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk mund të jemi vend president i OSBE kur nuk respekton lirinë e medias. Nuk mund të jetë as një vend kandidat për në BE. Ata duhet ta venë Ramën përballë ultimatumit para datës 19 dhjetor”, u shpreh Abilekaj.

“Sa herë kishte një problem, kur një ministër apo kryebashkiak i Ramës kapej me probleme. Sa herë dilte dosja 184 dhe 339 dilte ligji anti-shpifje”, shtoi gazetari.

“Asnjë media nuk ka shpifur. Nëse ka patur ndonjë gabim e kanë përgënjeshtruar. Shqipëria nuk ka nevojë për ligje. A ka media që abuzojnë? Po ka dhe vetë tregu i ka lënë jashtë. Vetërregullimi është gjëja më e mirë”, u shpreh Enton Abilekaj./Syri TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here