Ligjet e Ramës kundër medias/ Koçiu: Gazetarët do të protestojnë në 19 dhjetor te Parlamenti

0
101

Gazetarja dhe përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Mimoza Koçiu ka rrëfyer edhe hapat që do të ndiqen para, gjatë dhe pas kalimit në parlament të ligjit të qeverisë, i ashtuquajtur “anti-shpifje”.

“Nesër do të ketë një tryezë tjetër, ku do mblidhen të gjitha shoqatat e medias, janë 15 por janë ftuar të marrin pjesë të gjithë në orën 11:00, në Hotel Tirana. Do të jetë diçka e rëndësishme ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren. Propozimi i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqiperisë është që, nëse qeveria më 19 dhjetor i kalon të dyja projekt-ligjet, ne do ti drejtohemi presidentit e do ti kërkojmë të mos i dekretojë. Ky është hapi i parë. Më pas duhet parë edhe hapi i dytë, që do të jetë ankimimi në Kushtetuese. Gjithësesi, në datë 19, kur ligjet do të kalojnë në parlament, ne do të jemi atje në protestë./Syri Tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here