Shehu: Zgjedhjet janë deformuar, PD do të kalojë një proces të thellë analize

0
97

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu, është shprehur se deformimi i procesit zgjedhor në vend ka filluar shumë kohë më përpara që në pikën ku ju hoqën të gjitha të drejtat kushtetuese opozitës.

Procesi i zgjedhjeve ishte që në fillim që nisi i deformuar dhe prodhojë atë që kemi parë të gjithë. Vendim absurde të gjykatës i hoqën të drejtën opozitës të dilte me logon, siglën, kohën televizive pasi donin ta përjashtonin tërësisht.

Ata u përpoqën që ta deformojnë opozitën duke mbështetur persona që ishin paterica të Ramës. Ishte e gjitha një proces i deformuar i procesit zgjedhor sepse u përdor edhe administrata publike në mënyrën më barbare të mundshme.

Pajisjet eletronike ishin shumë të dyshimta pasi rezultate të tilla në Mazës janë të paimagjinueshme. Vërejtjet që dëgjova nga kolegët në Elbasan të bëjnë të mendosh se ka pasur një problem të thellë me këto pajisje.

Kryetari i PD, Berisha tha se do të ketë një analizë të qartë dhe të thellë të këtij procesi dhe do të identifikohen të gjitha problemet dhe për të minimizuar dëmet.

Ajo që është e rëndësishme për ne vjen në pikën se si do ta tejkalojmë këtë problem. Kur ke përballë regjime rruga që ndiqet është lëvizja popullore për tu përballur me të dhe nuk rrëzohen vetëm me votë. Duhet të mendojmë thellësisht për metodat dhe mjetet për tu përballur me këtë regjim që po konvertohet nga një autokraci në diktaturë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here