Bëmat vazhdojnë!!! Shqiptarit i ndodh e papritura… i hapet valixhja, i fluturojnë mijëra euro në aeroport

0
81

Schiphol në Hollandë është një prej aeroporteve më të mëdha në Europë dhe s’ka si të mungojnë shqiptarët me bëmat e tyre edhe në këtë aeroport. Këtë herë një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur.

Një shqiptari, i cili ka qenë duke udhëtuar, i është hapur valixhja dhe i kanë fluturuar në ajër një shumë e majme prej plotë 50 mijë eurosh. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni WNL.

Shqiptari 30-vjeçar akuzohet për pastrim parash. Ai kishte fluturuar nga Spanja drejt Holandës.

Por shqiptari ra në sytë e policisë, e cila mbeti e habitur nga një incident.

Valixhja e tij u hap gjatë trajtimit të bagazheve. Pas hapjes së valixheve, shumë prej kartmonedhave fluturuan. Paratë nuk kishin gjurmes, tha policia. Se sa është shuma që fluturoi në ajër, kjo nuk dihet.

Shqiptari është arrestuar në aeroport. Ai nuk kishte asnjë shpjegim për paratë.

Udhëtarët duhet të tregojnë paraprakisht nëse kanë mbi 10 mijë euro kur hipin në avion.

Hetimet vazhdojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here