Një nënë ka publikuar një paralajmërim në rrjetin social Facebook të cilin e ka ndarë me prindër të tjerë për të lajmëruar ata se duhet të kenë kujdes nga karikuesit e telefonave.
Nëna e re zbuloi se vajza e saj filloi të qajë keq nëpër dhomë pasi pësoi një djegie sa një monedhë në pëllëmbën e dorës.
Vogëlushja kishte marrë karikuesin që ndodhej në prizë dhe tentoi ta vendosë spinën në telefon por në moment ka filluar tymi dhe shkëndijat të cilat i dëmtuan rëndë dorën.
Në postim, i cili tërhoqi 1.000 komente dhe pëlqime, nëna shpjegoi sesi vajza e saj është mbajtur gjithë natën në spital ku edhe e kanë mjekuar dhe fatmirësisht gjendja e saj po përmirësohet.
Nëna e re tregon se ngjarja ka ndodhur para syve të saj dhe se fillimisht edhe ajo vetë se ka kuptuar çfarë ka ndodhur derisa vajza filloi të qajë me të madhe.