“Tërmeti zbuloi Shqipërinë e vërtetë të korrupsionit”/ Ipeshkvi i Lezhës: Në këtë vend ka paligjshmëri

0
99

Krishlindja është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës ku qindra besimtare të krishtere  ju drejtuan mrëmjen e kaluar katedrales së “Shen Nikollit” për të pritur lindjen e Krishtit. Mesha e shenjte u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale i cili gjatë fjales së tijë përpara besimtareve tha se tërmeti i 26 nëntorit zbuloi shqipërinë e vërtete të vërfarisë dhe korrupsionit.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve” tha Vitale

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here