TRAGJIKE/ Përdh*nojnë dhe vrasin 27-vjeçaren, nënat e djemve: Të ndëshkohen, kemi edhe vetë vajza

0
125

Një veterinere është përdhunuar dhe më pas është vrarë në qytetin indian të Hyderabad. Ngjarja shkaktoi zemërime dhe protesta të mëdha.

Mijëra vetë protestuan jashtë stacionit policor në qytet.

Trupi pjesërisht i djegur i vajzës u gjet pasi ajo u zhduk të mërkurën. Policia tha se 27-vjeçarja u përdhunua në grup para se të vritej. Katër burra janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Nënat e dy prej tyre kërkuan ndëshkimin e tyre nëse shpalleshin fajtorin për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës.

“Ti japin çfarëdo dënimi. Kam edhe unë vajzë gjithashtu,”-tha një prej nënave për The Press Trust of India.

Vajza u largua nga shtëpia me biçikletë rreth orës lokale 18:00 të mërkurën, pasi kishte një vizitë mjekësore.

Ajo kontaktoi familjen më vonë duke i thënë se ju ishte shpuar goma e biçikletës dhe se një shofer kamioni i kishte ofruar ndihmë.

Përpjekjet për të kontakuar me të më vonë ishin të pasuksesshme dhe u gjet e vdekur një ditë më pas në një rrugë nga një shitës qumështi.

Dhunimi dhe përdhunimi i grave mbetet i lartë në Indi pavarësisht protestave të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here