“Nuk po marrim ndihmat që na nevojiten”/ Banorët në rradhë për të tërhequr 1 simite dhe 1 bidon ujë

0
110

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 600 persona, mijera të tjerë mbetën në qiell të hapur, duke shpresuar tek ndihmat qeveritare.

Mbrëmjen e sotme në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës, banorët po qendrojnë në rradhë për të tërhequr ndihma.

Ndërkohë që shumë persona janë grumbulluar nëpër qendra ku shpërndahen ndihma.

Edhe pse kanë marrë vërtetimin, banorët shprehen për mediat se nuk kanë marrë ndihmat që ju nevojiten.

 

“Po na japin një simite, një bidon ujë. Letrën e kam në xhep vetëm një bibon ujë kam marrë. Po qendrojmë jashtë sepse brenda nuk jetohet. Qendrojmë jashtë.  Ti tranmetohet kjo gjenje Ramës. Tani do të iki cfarë të bëj. Ka banorë që janë të pajisur me flet për ndihmë.”– u shpreh banori

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here