“Pasi i shpëtoi burgut”, Tahiri flet për këllqe: Je i pafajshëm, por s’kemi këllqe ta themi!!!

0
101

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi “estradë” vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dha 5 vite burg për Tahirin për shpërdorim detyre. Vendim, që e konvertoi në shërbim prove.

“Me sa kuptova, gjykata me tha se s’jam kriminel, s’jam trafikant, s’jam pjese e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë disa kushërinj të mi kane përdorur emrin tim unë paskam shpërdoruar detyrën. As qesh as qaj dot””, tha Tahiri, i cili paralajmëroi një komunikim me gazetarët ditën e nesërme.

“Nesër ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s’kemi këllqe ta themi”, tha më tej Tahiri, duke komentuare vendimin e gjykatës.

Se konsideroj fitore vendimin, tha ish-ministri. Tahiri paralajmëroi ankiminin e vendimit te gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here