Zbulohet se ku do të jetë takimi i radhës i Berishës/ Ish-lideri histrorik i PD-së zgjedh një tjetër qark ku Basha ka humbur thellë në dy zgjedhje

0
351

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Ora News, ka treguar se ish-Kryeministri Sali Berisha, ‘Foltoren’ e radhës me demokratët do e mbajë në Vlorë.

Ai është shprehur se perfomanca në Vlorë do të jetë më e ndezur se ajo në Fier, dhe në Tiranë.

“Një performancë më e ndezur do të jetë në Vlorë, ku do të jetë dhe takimi i radhës së Berishës me demokratët. Pra baza po flet dhe po flet qartë.”- u shpreh Koka në intervistën për gazetarin Arnold Kariqi.

Ditën e djeshme, Berisha mbajti ‘Foltoren’ në Fier, ku u prit me entuziazëm nga demokratët, ndërkohë që në fjalën e tij nuk kurseu akuzat për Kryeministrin Edi Rama dhe Kryedemokratin Lulzim Basha.

Berisha e nisi turin e tij, më 16 shtator në Tiranë. Kjo lëvizje e Berishës, erdhi pas Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD më 9 nëntor, një ditë para se parlamenti të niste punimet./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here