Isko do të jetë pjesë e tredhëmbëshit bashkë me Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, në derbin e gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve. Zidan vazhdon të preferojë atë para Morata apo Rodriguez dhe i ka besuar një vend në formacionin titullar spanjollit i cili po kalon një formë të shkëlqyer.
Nga ana tjetër, Fernando Torres nis takimin e sotëm nga pankina, duke i lënë vendin mes titullarëve Kevin Gameiros.
Real Madrid-Atletiko Madrid 1-0
10′ Ronaldo
Real Madrid: Navas, Karvahal, Serxhio Ramos, Varane, Marselo, Kros, Modriç, Kasemiro, Isko, Ronaldo, Benzema.
Trajner: Zinedin Zidan
Atletiko Madrid: Oblak, Filipe Luis, Godín, Saviç, Hernandez, Koke, Gabi, Saul, Karrasko, Grizman, Gameiro.
Trajner: Diego Simeone
Gjyqtar: Martin Atkinson