Berisha: Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë

0
82

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ku partitë e djathta fituan shumicën e vendeve.

‘Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë’, u shpreh Berisha në protestën në mbështetje të tij.-

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën. Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën. Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së. Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj.

Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë. Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës. Qeveri teknike, zgjedhje të lira!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here