Intervista, Meta: Nëse Venecia thotë që kam shkelur Kushtetutën do jap dorëheqjen

0
104

Ilir Meta thotë se mazhoranca nuk i ka votat që i duhen për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, si do të vepronte ai, Meta tha se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij.

“-E para, mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e presidencës.

-E dyta, duhet parë dhe vetë legjitimiteti i Parlamentit

Unë e mirëpres faktin që këta kanë sjell Komisionin e Venecias, por më shumë kam bindjen time se nuk e kam shkelur Kushtetuën”, tha Meta.

Më herët, presidenti duartrokiti faktin që mazhoranca ka thirrur Komisionin e Venecias për të shqyrtuar veprimet e tij, por theksoi se ai nuk e ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën.

“Edhe Komisionin e Venecias shumë mirë që e kanë sjell. Edhe një duartrokitie për këtë.

Unë duartrokas se e di ca veprimesh kam bërë, jam transparent, shumë mirë kanë bërë që e kanë ftuar.

Zero shkelje e Kushtetutës nga presidenti i Repoblikës. Unë kam konfirmuar me dëshirën time që të marrë pjesë në Komisionin e Venecias”, shtoi Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here