Të shtëna me armë në Kosovë, ndërron jetë një 30-vjeçar dhe plagoset një femër

0
70

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar në Kosovë mbrëmjen e kaluar, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë dhe policia vendase konfirmon se viktimë ka mbetur shtetasi Egzon Haziri (rreth moshës 30 vjeçare), dhe e plagosur ka mbetur një femër identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije. Raportohet se kjo e fundit është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti është nën hetim nga autoritetet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Agron Borovci.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, tha Borovci.

LAJM I NDËRLIDHUR :

Vrasja në Prishtinë/ Identifikohet viktima dhe autorët e shpallur në kërkim

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here