Per te rene nga pesha, mjaftojne disa ushtrime fizike para ngrenies se mengjesit

0
259
Nëse ju shqetësojnë kilet e tepërta nuk është nevoja të vraponi me kilometra apo të konsumoni barna ‘magjike’, mjaftojnë disa ushtrime fizike përpara se të konsumoni vaktin e mëngjesit. Shkencëtarët e Universitet të Shkencave Mjekësore, në Glasgow kanë ndërmarrë një studim për të vlerësuar efektet në dhjamin e trupit dhe në metabolizëm të ushtrimeve fizike të praktikuara pikërisht përpara konsumimit të vaktit të parë të ditës.
Rezultatet e para kanë dëshmuar se ushtrimet fizike përpara ngrënies janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë, për të djegur kaloritë e tepërta dhe për të mbajtur të shëndetshme arteriet dhe zemrën.
Studimi u përqendrua tek 10 pacientë me moshë mesatare 28 vjeç, të cilët vuanin nga mbipesha dhe bënin një jetë sedentare.
Efekti më i mirë i kësaj metode lidhet me faktin se në rastin e ushtrimeve para buke, energjia për sforcimin fizik merret direkt nga depozitat e dhjamit në trup dhe humja e dhjamit në këtë rast është më e madhe se sa kur energjia merret në mënyrë derivative nga ushqimi i sapokonsumuar.
Personat që iu nënshtruan studimit u ndanë në dy grupe; njëri grup konsumoi vaktin dhe më pas bëri ushtrime fizike, ndërsa grupi i dytë të kundërtën, pra i parapriu me ushtrime fizike konsumimit të vaktit. Rezultatet treguan se personat e grupit të dytë kishin arritur të digjnin më shumë yndyrna (rreth 33 për qind më shumë) në trupin e tyre se sa personat e grupit të parë. Dhe kur flasim për humbjen në peshë, në fakt nënkuptojmë zvogëlimin e yndyrës në trup, shprehen studiuesit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here