Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy motora ne pronësi te shtetasit Erion Merkaj, pasi ka shkelur sigurinë në plazh. Policia bën me dije se mjeti lundrues u shoqërua ne pikën e bllokimit tek Porti i Jahteve Marina Orikum, Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Sot ne date 29.07.2017, ora 12:30, Policia Kufitare e Vlorës ne zbatim te Plan Masash për garantimin e sigurisë ne plazhe ka bllokuar mjeti lundrues tip gomine, me emrin BLUPLUS, me dy motorra ne pronësi te shtetasit Erion Merkaj, nga Vlora. Ndaj mjetit do te merret masa administrative për shkak te shkeljes se rregullave te sigurisë ne plazhe. Mjeti u shoqërua ne piken e bllokimit te Porti Jahteve Marina Orikum, Vlore. Masa ekstreme do te merren ne vazhdimësi ndaj drejtuesve te mjeteve te cilat shkelin rregullat e siguresë ne plazhe.