Fier/ Arrrestohen 2 shtetas, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u sekuestruan 57 kg kanabis…

0
103

Ditën e sotme në qytetin e Fierit policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas më inicialet N. D., 61 vjeç, banues në Cakran dhe J. D., 47 vjeç po  banues në Cakran ndërsa u bë shpallja në kërkim e shtetasve:M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Policia godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Cakrani”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Sekuestrohen 57 kg kanabis, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.

Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Cakrani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here