Lirimi i infermierëve, reagon e zhgënjyer vajza e të moshuarës: Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës, paska qenë lehtë i gëlltitshëm nga Gjykata

0
119

Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar sot vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here