Firma për inceneratorin e Tiranës/ Pse SPAK fton Agaçin, por jo Ramën

0
41

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, ku qëndroi për disa orë në lidhje me hetimet e inceneratorit të Tiranës. Kjo është hera e dytë që Agaçi pyetet në SPAK.

“Sot isha si person në dijeni për procesin e inceneratorit të Tiranës. Kjo nuk duhet të krijojë më lajm. Të gjithë ne duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë” tha ai në dalje të prokurorisë speciale.

Nga dokumentet që tashmë janë bërë publike për procedurat e inceneratorit të Tiranës, ka një moment kur përfshihet direkt kryeministri Rama me firmën e tij. Rama ka hedhur firmën për vendimin me nr.855 të Këshillit të Ministrave, të datës 7 dhjetor 2016. Me këtë vendim (dokumenti më poshtë) ai ka bërë një gafë skandaloze, kur i dha bonus kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit që kishin bërë një ofertë të pakërkuar për inceneratorin e Tiranës. Vetëm se kompania e tyre, kur mori bonusin me firmën e Ramës nuk ekzistonte ende.

I sigurtë se puna e inceneratorit ishte mbyllur në nivelet më të larta të qeverisë, Klodian Zoto as nuk e kishte marrë mundimin ta regjistronte në QKB shoqërinë Integrated Energy B.V sh.p.k. Prokurorët e SPAK janë në dijeni të kësaj gafe gjatë procedurave dhe e kanë përmendur këtë në dosjen hetimore për Arben Ahmetajn. Faksimile më poshtë:

Pjesë nga dosja e SPAK për Arben AhmetajnPjesë nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn

Por interesantë është sjellja e prokurorëve të SPAK për këtë çështje, që në vend se të thërrasin Ramën për të dhënë shpjegime për firmën e tij, ata ftojnë sekretarin e tij, ëngjëll Agaçin.

Logjikën me të cilën punojnë prokurorët e ka shpjeguar vetë Rama. Kur pyetet për firmat e tij, Rama mohon çdo përgjegjësi si kryeministër. Kur gazetarët e pyetën se përse i dha bonus një kompanie, e cila nuk ekzistonte, Rama u shpreh se firma e kryeministrit nuk duhet konceptuar si një akt individual, pasi ajo është frut i një mekanizmi dhe procedurash që përfshijnë ekspertë dhe zyrtarë nga institucione të ndryshme.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë. Dhe çdo firmë e imja është frut i një procesi dhe i një mekanizmi. Dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme ra që kanë kompetencat e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell një rezultat. Dhe kur ky rezultat merr firmën time, kthehet në një vendim Kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë në sferën e kompetencës time dhe ju përsëris nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulime të natyrësmediatike, politike të natyrës jo aritmetike, është e drejta e të gjithëve të marrin vendime” tha Rama në dhjetor të vitit të kaluar kur u pyet për firmën e tij për inceneratorin e Tiranës.

Megjithatë pozicioni i Ramës dhe Agaçit për firmën në lidhje me bonusin që i dhanë Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit rëndohet nëse kemi parasysh se ministrat e qeverisë në atë kohë e kishin kundërshtuar dhënien e bonusit.

Ylli Manjani në atë kohë Ministër i Drejtësisë e kundërshtoi propozimin duke thënë se “në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit”.

Kundër u shpreh edhe Ermonela Felaj, e cila në atë kohë ishte Ministre e Shtetit. Në përgjigjen e saj, Ermonelaj Felaj shkruajti se kishte zbuluar kompania që do merrte bonusin nuk ekzistonte fare në QKB. Për këtë ajo është mburrur më pas në parlament. “Në atë çështje ka vetëm 2 firma të miat dhe të dyja janë kundër” u shpreh Felaj duke u mbrojtur nga opozita, por në të njëjtën kohë duke nxjerrë bllof shefin e saj, që pavarësisht paralajmërimit që i bënë vartësit, firmosi në shkelje të hapur të ligjit./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here