“Fajin nuk e ka Bullgaria, por qeveria”/ Kryemadhi: Rama, i lumtur për dështimin e negociatave!

0
102

Monika Kryemadhi ka folur për dritën e kuqe që ka marrë Shqipëria sërish për nisjen e bisedimeve me BE-në.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se nuk është faji i Bullgarisë apo i Bashkimit Europian, por i qeverisë shqiptare.

“Ne duhet ta pranojmë që manipulimi i opinionit publik, Rama është bërë mjeshtër. Ai ka hapur shishet e shampanjës për negociatat. Një popull që nuk ka memorie…

BE ka disa standarte.

Këshillimi me popullin, çfarë bëri Rama, tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia. Ta kërkonte Rama këtë.

Absolutisht që nuk është problemi Bullgaria. Kur BE do të gjejë konsensus, ngrihet mbi disa gjëra të vogla, artikulime hipokrite apo të paqarta. Nuk është ky problemi.

Kemi raportin e FMN, që ngre problemin e koncesioneve, Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e asocim stabilizimit.  Pastaj pastrimi i parave, trafiku i drogës. Pra, jo Bullgaria por keq-qeverisja.

Brukseli po ta kishte prioritet, do të thoshte po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Normal një vend që ka kaluar një proces zgjedhor me probleme, që ka përdorur arsenalin financiar dhe kriminal për grabitjen e zgjedhjeve… Njeriu më i lumtur për mos hapjen e negociatave është zoti Rama. Vetëm në mënyrë të tillë mund të jetë i pavarur me të gjithë qëndrimet e tij me BE-në”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here