‘Rifilloi kllonauda parlamentare’/ Spahia: T’i japësh Ramës oksigjen sot është akt tradhëtie ndaj qytetarëve!

0
99

Ka nisur pasditen e sotme sesioni i ri parlamentar.

Por sipas ish deputetit demokrat Bardh Spahia, kjo është thjesht rifillimi i kllonaudës parlamentare.

“Teatri i ushtarëve të rinj qe luajnë opozitarin verbalisht e ngrenë kartonat sa herë u kërkohet është sa mjeran aq edhe i turpshëm!”, shkruan Spahia.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

RIFILLOI KLLOUNADA PARLAMENTARE
Si kurre me pare ne 3 dekada pluralizem vendi po perjeton nje krize te zgjatur politike e cila vec thellohet per shkak te nje kryeministri ilegjitim, qe ka vec karrigen e tij prioritet. Per hir te karriges nuk i hap rruge zgjidhjes se vetme: zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Rama e arrin synimin e tij delirant permes ushtareve te tij ne parlament, te cilet jane shtuar dhe kokeulur ngrene kartonat duke i dhene oksigjen nje regjimi te rene tashme ne syte e shqiptareve e nderkombetareve. Teatri i ushtareve te rinj qe luajne opozitarin verbalisht e ngrene kartonat sa here u kerkohet eshte sa mjeran aq edhe i turpshem!

Edi Rama duhet te ike sa me pare! Zgjedhja eshte krejt e thjeshte: me qytetaret ose kunder tyre. T’i japesh oksigjen Edi Rames sot eshte akt tradhetie ndaj qytetareve por edhe vetes! Opozita sot eshte ne krah te qytetareve. Kllounada parlamentare eshte vec mjerim politik, institucional e njerezor! #MeQytetaret#MisioniEdiRamaShporru!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here