Ishte viti 1992, kur në Gjermaninë Lindore u zbulua një formacion pemësh në formën kryqit të thyer nazist, fshehur në zemrën e një pylli në rajonin e Uckermarkut. Vetëm ardhja e vjeshtës e shfaqte në mënyrë të dukshme.
Simboli nazist u pikas nga arkitekti Gynter Reschke, gjatë konsultimit të disa fotografive ajrore të realizuara pranë qytetit të Zernikovit. Një vështrim i zonës së Kutzerover Heide zbulonte praninë e një serie pemësh të mbjella në mënyrë të rregullt, gjethet e të cilave dukej se ndërronin ngjyrë gjatë vjeshtës, duke krijuar formën e një kryqi të thyer në mesin e një tapeti me pisha të gjelbëra. Analizat e mëvonshme arritën në përfundimin se pemët ishin mbjellë në fundin e viteve ’30, duke krijuar kështu një tribut të heshtur për Rajhun e Tretë për dekada të tëra. Askush nuk e kishte vënë re: avionët e linjës fluturonin shumë lart, ndërkohë që fluturimet privatë u lejuan në Gjermaninë lindore vetëm pas rënies së Murit. Në vitin 1995, disa pemë u prenë në mënyrë selektive, por pesë vjet më vonë, fotoja që shihni zbuloi që masa kish qenë e pamjaftueshme për të eleminuar kryqin e thyer. Në këtë mënyrë u vu në zbatim një lëvizje radikale shpyllëzimi për të penguar grupet neonaziste ta shndërronin pyllin në një vend kulti.