Meta në Gjirokastër: Rama çrrënjosi kanabisin në Lazarat për të mashtruar botën dhe shqiptarët

0
132

Gjatë fushatës në Gjirokastër, ish-kreu i LSI-së e nisi me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama

Meta tha se Rama e nisi operacionin kundër kanabisit në Lazarat, jo për të pastruar vendin nga droga, por t’i hedhur sy ndërkombëtarëve dhe vetë shqiptarëve.

“Kush më shumë se Gjirokastra e ka provuar hipokrizinë e Rilindjes në këto 4 vite. A nuk ishin ata që nisën të bënin operacionin kundër kanabisit në Lazarat, por nuk u bë për të shkulur drogën por të mashtruar shqiptarët dhe botën dhe për të mbushur të gjithë Shqipërinë me drogë. Demokracia është votë e lirë. Si mundet që një parti historike bën referendum që të ndalojë zgjedhjet e brendshme në partinë e vet. Ku ndodh kjo? Fuqia mashtruese e Rilindjes qëndron tek arroganca që vjen ndaj njerëzve të thjeshtë,” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here