Përgjigja e ministres për tërmetet/ Tedi Blushi i përvishet Xhaçkës: Papagajtë përsërisin veten…

0
104

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur zyrtarisht shqetësimit të presidentit të Republikës Ilir Meta, lidhur me parashikimin për një tërmet apokalipktik që do të godasë Ballkanin vitin e ardhshëm.

Përmes shkresës zyrtare, ministrja Xhaçka shprehet se pas konsultimeve me specialistë të fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashikueshëm, ndërkohë që vë në dukje vëmendjen maksimale të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.

I menjëhershëm ka qene reagimi nga Presidenca.

Zëdhënsi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në një reagim të tij se:

‘Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë.

Për ata që kanë dëgjuar sot ‘zëdhënësen’ e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë.

Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile, bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!’.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here