Ksera: Rishikim legjislacionit kundër diskriminimit

0
148

kseraMinistria e Punës do të propozojë një plan masash kundër diskriminimit gjinor. Këtë gjë e ka garantuar ministri i Punës, Spiro Ksera, në një konferencë organizuar nga kjo Ministri dhe Këshilli i Evropës për prezantimin e Planit të Masave kundër Diskriminimit mbi bazë të Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor. Ministri i Punës siguroi se “qeveria shqiptare është e angazhuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe ky angazhim pasqyrohet në nënshkrimin dhe miratimin e dokumenteve ndërkombëtare si dhe në hartimin e miratimin e legjislacionit vendas në përputhje me këto dokumente”, duke vënë në dukje se tashmë institucionet kanë ndërmarrë hapa konkretë në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në zbatimin e efektshëm të politikave antidiskriminim. “Ka momente që LGBT përjetojnë diskriminim dhe intolerancë brenda familjes, në shoqëri, ambientet e punës, shkollës, ambientet sportive e jetën publike në përgjithësi, por situata nuk është e lehtë të njihet as sot, pasi trajtimi i çështjeve të tilla në Shqipëri ka qenë tabu”, – theksoi ministri Ksera. Për shefen e sektorit të Çështjeve LGBT në Këshillin e Evropës, znj. Annachiara Cerri, të drejtat e njeriut janë baza mbi të cilën mbështetet Brukseli dhe Këshilli i Evropës kërkon në vazhdimësi nga 47 vendet anëtare, të cilat kanë ratifikuar edhe Konventën e të Drejtave të Njeriut, që të marrin masa konkrete për implementimin e Konventës dhe garantimin e çdo të drejte për çdo grup dhe individ në vendet përkatëse. Zonja Cerri vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut, por theksoi se eliminimi i diskriminimit është një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. “Ka ardhur koha, – theksoi znj. Cerri, – të hartohen dhe zbatohen programe afatgjata edukimi që të kenë në qendër të tyre luftën kundër paragjykimit dhe diskriminimit. Plani i masave prezantuar sot është mbështetur nga Projekti i Këshillit të Evropës “Lufta kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor” që po zbatohet në Shqipëri dhe vjen në zbatim të Rekomandimit 11 të BE-së.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency