Sekretari amerikan i Shtetit reagon pas sulmit rus me 25 të vrarë në Ukrainë: Përputhet me një model mizorish

0
140

Ndërsa numri i të vdekurve nga sulmi në Chaplyne është rishikuar nga 22 në 25 pasi më shumë trupa u nxorën nga rrënojat, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se “përputhet me një model mizorish” nga Rusia.

 

Një tjetër sulm në një stacion treni në Kramatorsk në prill vrau 60 civilë dhe plagosi shumë të tjerë.

Rusia e konsideron infrastrukturën hekurudhore si një objektiv legjitim, duke thënë se ajo shërben për të furnizuar Ukrainën me armë perëndimore. Ajo gjithashtu mohon të ketë sulmuar civilët.

Sulmi i së mërkurës erdhi në ditën e pavarësisë së Ukrainës – dhe gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit – dhe pasoi paralajmërimet se Rusia mund të shtonte sulmet në përgjigje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here