Këlliçi: Kuvendi i arriti pritshmëritë, 40 për qind e strukturave drejtuese do përbëhet nga gra dhe të rinj

0
155

Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Këlliçi deklaroi se janë marrë vendime, është shpalosur një platformë dhe u kalua një rezolutë.

Kuvendi i arriti pritshmëritë. Pati një vendimmarrje që për herë të parë në tre vitet e ardhshme, 40 për qind e strukturave drejtuese do përbëhet nga gra dhe zonjusha, kemi edhe të rinjtë. Ka shumë nevojë që të rinjve t’iu krijojmë një mjedis komfort për të ardhur, për tju hapur dyert.”-tha Këlliçi.

Më tej deputeti demokrat theksoi se  në rezolutë janë distancuar nga praktika e djegies së mandateve, bojkoti i zgjedhjeve ndërsa shtoi se i kanë dedikuar një kuotë përfaqësimi në Këshillin Kombëtar diasporës.

“Në rezolutë jemi distancuar përfundimisht nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lobimi me mjete financiare ekstraligjore, lobimet në punët e brendshme të shteteve të huaja dhe për herë të parë është dedikuar një kuotë  përfaqësimi në Këshillin Kombëtar për diasporën dhe emigracionin.”-tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here