Tifozët për Shqipërinë mbushin rrugët e Lihtenshtejnit, mobilizohet policia

0
187

Ndeshja mes Lihtenshtejnit dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”, do të mbushë plot stadiumin e Vaduzit, teksa tashmë janë shitur të gjitha biletat, 6 mijë të tilla. Pjesa më e madhe e tifozëve pritet të jenë shqiptarë, kryesisht emigrantë që jetojnë në zonën e Europës qëndrore. Për këtë arsye, autoritetet vendase kanë marrë masa për të mobilizuar një numër të madh forcash policie në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm. Për herë të parë për një ndeshje ndërkombëtare, në kyeqytetin e Lihtenshtejnit, Vaduz, do të vendoset shërbim i transportit publik nga qendra e qytetit drejt stadiumit për tifozët. Ky shërbim do të fillojë 1 orë e gjysëm para takimit dhe do të vazhdojë deri në një orë pas ndeshjes./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here