Shehaj: Qeveria ndan pushtetin me oligarkët që kontrollojnë mediat kundër interesave të shqiptarëve

0
147

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij të cilët e rendisnin Shqipërinë 20 vende më poshtë për lirinë e medias.

Duke risjellë në vëmendje raportin e DASH i cili e klasifikoi Shqipërinë si një ndër vendet më të korruptuara të Europës, Shehaj shkruan në Facebook, se këto raporte të pavarura rrëzojnë propagandën qeveritare dhe hedhin dritë mbi dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit , kapjen e shtetit dhe mungesës së sundimit te ligjit në Shqipëri.

STATUSI I PLOTE

Shqipëria humbi 20 vende për lirinë e medias, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, duke shënuar rekordin më negativ të lirisë.

Pak javë më parë, Shqipëria u klasifikua si një ndër vendet më të korruptuara të Europës nga Transparency International dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këto raporte të pavarura rrëzojnë propagandën qeveritare dhe hedhin dritë mbi dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit , kapjen e shtetit dhe mungesës së sundimit te ligjit në Shqipëri.

Problemi është qeveria që ndan pushtetin me disa klientë oligarkë, të cilët kontrollojnë mediat, duke ngritur një rreth klientelist kundër interesit të shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here