Plagosja me thikë në Shkodër, dalin detajet…

0
94

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku pas një përplasjeje në lagjen “Qemal Stafa” një person është plagosur me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë, 19-vjeçari banues në në lagjen “Vojo Kushi”, për të cilin FaxËeb.al mëson se quhet Igli Pallosha, ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk është bërë i ditur emri i autorit/ëve të ngjarjes si dhe arsyet e ketij konflikti ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e saj.

Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here