“Vajza deshi vetë, më erdhi te kasollja”, Ja sa dënohet për përdhunim Ligor Biba…

0
342

Ligor Biba 55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit që përdhunoi dhe la shtatzënë fqinjën e tij të mitur është dënmuar me  4 vjet e 8 muaj burg.

Ai përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa analiza e AND-së së foshnjës së ardhur në jetë e detyroi të pranojë fajësinë. Në seancën ku mësoi dënimin 55 vjeçari i kërkoi ndjesë familjes fqinje dhe familjes së tij.

Ai ka pranuar fajin por ka thënë se nuk e ka përdhunuar vajzën po ajo kishte shkruar me dëshirën e saj.  “E pranoj fajësinë. Kam qenë në kasolle ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes time”,u shpreh ai raporton “Ora News”.

Pas shqyrtimit të çështjes gjykata e Korçës e dënoi 55 vjeçarin Biba me 7 vjet burg, por ai përfitoi ulje 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here