Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurtë!!! Reagon ashpër ish-deputetja…

0
78

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën ku humbi jetën një person që kishte shkuar për të blerë bukë pas një përplasje me armë ka reaguar edhe ish deputetja e PD Orjola Pampuri.

“Krimi i sotëm me një viktimë të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i brendshëm dhe policia nuk do te ishin të përqendruar të godasin kundërshtarët politikë, të bëjnë terror nepër qytete, por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull”, shkruan ajo në një postim në faqen e saj në facebook.

Ja postimi i plotë i ish deputetes së PD:

Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurtë as tek dyqani i lagjes. Sa herë në Shqipëri ka ngjarje të renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjerë sot në Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesitë më të forta që na përfshijnë.

Por bilanci i luftës në Kavajë sot, me 1 viktimë të pafajshme, që po blinte buken e familjes në dyqanin e lagjes dhe me disa të plagosur, është revoltues. Ai provon sa të pasigurtë jemi ne, familjarët tanë, fëmijët tanë, kur qeveria heq dorë nga puna e saj dhe bëhet ortake me krimin për të ruajtur karrigen e paligjshme. Krimi i sotëm me një viktimë të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i brendshëm dhe policia nuk do te ishin të përqendruar të godasin kundërshtarët politikë, të bëjnë terror nepër qytete, por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull. Duke u shprehur ngushellime të sinqërta familjareve të Ramazanit të ndjerë, shpreh bindjen se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si në kohë lufte, është të largojmë këtë qeveri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here